EIT Community RIS Hub in Albania
Nxitja e novacionit në Shqipëri
Shqipëria konsiderohet si një novator në zhvillim nga Tabela Evropiane e Inovacionit dhe ekosistemi i saj i inovacionit. Përfshirja e Shqipërisë në Skemën Rajonale të Inovacionit EIT që prej datës 1 janar 2025 është një hap me rëndësi për të fuqizuar rritje dhe zhvillim.
Ekzistojnë shumë mundësi për të forcuar programet afatgjata të inkubacionit që do të ndihmonin sipërmarrësit aspirantë. Shqipëria mund të përmirësojë programet e inkubacionit të udhëhequra nga universitetet duke krijuar një rrjedhë të qëndrueshme financimi dhe inkurajuar përfshirjen e universiteteve në sipërmarrje. Krijimi i zyrave të transferimit të teknologjisë dhe më shumë financime për kërkim dhe zhvillim (R&D) do të lejojnë gjithashtu komercializimin, duke u lejuar bizneseve në fazë fillestare të absorbojnë dhe përdorin me sukses teknologjitë e reja.
Marrëveshjet e asocimit të Shqipërisë me programet e BE-së ofrojnë gjithashtu akses të rëndësishëm në fonde, të cilat mund të stabilizojnë më tej mjedisin e novacionit. Mbledhja e zgjeruar e të dhënave për kërkimin dhe zhvillimin do të përmirësojë më tej statusin e Shqipërisë si një novator në zhvillim.
Kjo do të ndihmonte nxitjen e një ekosistemi lokal të fortë të novacionit, një element i rëndësishëm për drejtimin e rritjes së përmirësuar ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Duke krijuar një mjedis të përshtatshëm që ushqen ide, produkte dhe shërbime të reja, bizneset shqiptare do të jenë më konkurruese në tregun global. Investimi dhe mbështetja e novatorëve vendas dhe tërheqja e investimeve të huaja do të krijojë një cikël virtuoz suksesi ekonomik. Kjo do ta mbajë ekosistemin shqiptar gjallërisht elastik dhe reaguese ndaj kërkesave të tregut në zhvillim.
EIT Community Hub Albania do të mundësojë dhënien e njohurive dhe krijimin e nisma të përbashkëta nëpërmjet praktikave më të mira dhe bashkëveprimeve të ndërtuara mbi interesat e përbashkëta gjeografike dhe tematike.
Rreth Qendrës së Komunitetit EIT në Shqipëri
Qendra e Komunitetit EIT në Shqipëri punon për promovimin e novacionit për rritjen ekonomike dhe mirëqenien shoqërore, duke shërbyer si një portë kontakti për palët lokale ndaj programeve të komunitetit EIT. Ajo do të lehtësojë koordinimin ndërmjet Komuniteteve të Njohurië dhe Novacionit (KIC) në përafrimin e programeve të tyre në nivel kombëtar dhe do të nxisë aktivitete të përbashkëta midis tyre në projekte që përputhen me prioritetet e Strategjisë së Specializimit Intligjent për Kërkim Shkencor dhe Novacion (RIS3). Qendra do të promovojë EIT-n duke mbledhur dhe shpërndarë informacion mbi aktivitetet, rezultatet dhe mundësitë e KIC-ve për palët lokale të interesit. Qendra do të kërkojë gjithashtu mundësi financimi lokale duke koordinuar identifikimin e burimeve financiare dhe lehtësuar propozime të përbashkëta për financim kombëtar dhe rajonal. Qendra do të drejtojë aktivitete lokale komunikimi për EIT KICs, organizojë aktivitete ndërgjegjësuese, si dhe do të koordinojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komunitetit EIT në aktivitete kombëtare me interes.
Partneritete janë krijuar tashmë me organizata si PKK-të, AKKSHI dhe Qendra Rajonale e Inovacionit EIT për Materialet e Papërpunuara (EIT Raw Materials Regional Innovation Center). Qendra planifikon një seri takimesh me EIR Raw Materials për përafrimin e iniciativave dhe organizimin e aktiviteteve mbi menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve dhe materialet e avancuara.
Qendra ndodhet në një zonë të favorshme të Tiranës, në Shqipëri; pranë palëve të rëndësishme të interesit, duke siguruar që novatorët, sipërmarrësit dhe studiuesit nga i gjithë vendi të përfitojnë nga iniciativat e Komunitetit EIT.
“Qendra e Komunitetit EIT në Shqipëri është një nismë strategjike që synon të rrisë pjesëmarrjen e novatorëve shqiptarë në aktivitetet e Komunitetit EIT. Kjo prani e re përfaqëson një portë drejt mundësive të panumërta, duke na mundësuar të bashkëpunojmë më ngushtë me talentet vendase, studiuesit, institucionet e arsimit të lartë dhe sektorin kombëtar të biznesit, për të avancuar nisma revolucionare që do të formësojnë të ardhmen. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për gjeneratën e re të sipërmarrësve, pasi qendra do të integrohet me ekosistemin më të madh të novacionit në Evropë, duke vendosur në dispozicion të palëve lokale të interesit rrjetet dhe burimet e nevojshme për të kthyer idetë në zgjidhje kuptimplota duke inkurajuar bashkëpunimin ndërmjet KIC-ve. Si Oficere eKomunitetit EIT në Shqipëri, mezi pres të bashkëpunoj ngushtësisht me partnerët tanë për të kthyer idetë në rezultate domethënëse dhe të shkallëzueshme, që mund të kontribuojnë në zhvillimin e një të ardhmeje më të ndritur për kombin tonë”.
ZNJ. FRANÇESKA KORANÇE, OFICERE E KOMUNITETIT EIT NË SHQIPËRI
Financimi dhe impakti i EIT
Në vitin 2022, kapacitetet për novacion dhe kërkim në Shqipëri u përmirësuan ndjeshëm falë financimeve shtesë nga Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT). Për të rritur ndërlidhjen mes Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) projekte të suksesshme si HEI4Future, u zbatuan ku më konkretisht, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ishte përfitues. Projekti ofroi mundësi sipërmarrjeje përmes aktiviteteve, programeve të mentorimit dhe iniciativave të lëvizshmërisë me qëllim mbështetjen e novacionit dhe zhvillimin e aftësive. Një tjetër projekt, i titulluar “OASIS”, u zbatua Kolegjin Universitar LOGOS si partner, duke synuar zbatimin e teknologjive të hapura shkencore për të luftuar sfidat arsimore dhe ato të tregut të punës brenda vendit, duke kontribuar kështu në transformimin dixhital dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Këto histori suksesi nënvizojnë rëndësinë e financimit nga EIT për pajisjen e institucioneve shqiptare për të përmbushur rolin e tyre në ekosistemin e novacionit.
Rreth Oficerit të Komunitetit EIT në Shqipëri
Znj. Françeska Korançe
Oficere e Komunitetit EIT në Shqipëri, Drejtuese Ekzekutive e shoqatës “Build Green Group”
Znj. Françeska Korançe (PhD) është eksperte dhe konsulente me më shumë se 13 (trembëdhjetë) vite përvojë në fushën e kërkimit shkencor dhe novacionit, me njohuri të gjera për ekosistemin shqiptar. Gjatë rrugëtimit të saj profesional, ka qenë pjesë në shumë nismave për nxitjen dhe angazhimin e palëve të interesit, duke projektuar dhe udhëhequr përpjekjet për ndërtimin e kapaciteteve e ofruar mundësi financimi në fushën e novacionit për një sërë subjektesh (përfshirë akademinë, dhomat e tregtisë, MSME-të, OSHC-të, dhe institucionet publike); duke inicjuar krijimin e një rrjeti të gjerë në shkallë lokale, kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Përveç kësaj, ajo zotëron një kuptim të thellë të skemave, programeve dhe projekteve të financimit të BE-së; si dhe një ekspertizë gjithëpërfshirëse në menaxhimin e projekteve nga donatorë të ndryshëm. Si Oficere e Komunitetit të EIT në Shqipëri, qëllimi kryesor i saj është të çlirojë potencialin e ekosistemit të novacionit në Shqipëri duke nxitur bashkëpunim dhe shfrytëzuar mundësitë e burimet e ofruara nga EIT.
Kontakt:
- Email: albania@eitcommunity.eu
- Telefon: +355 69 223 5144
- Adresë: Str. Nikolla Tupe, Nd. 4, Ap. 2, Tirana, Albania
- LinkedIn: EIT Community Hub Albania
Mundësi në vijim
Qëndroni të përditësuar me mundësitë më të fundit lidhur me ekosistemin e novacionit në Shqipëri dhe aktivitetet e Qendrës së Komunitetit EIT në Shqipëri.